Eusebio Di Francesco nuk është më trajneri i Romës. Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi verdhekuq me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Në fakt, rezultatet e fundit nuk kanë qenë shumë të mira për Romën dhe kjo ka bërë që tekniku të mendojë dorëheqjen. Rasti i fundit është nga mbrëmja e djeshme, ku italianët u eleminuan nga porto në Champions League me rezultatin 3-1 në kohën shtesë.
Në të njëjtën kohë, Roma, në fundjavën që kaloi, humbi edhe derbin me Lazion me rezultatin e thellë dhe të pastër 3-0.
Mbetet për t’u parë se kush do të vijë në krye të stolit të verdhekuqve.