Prokurori zviceran Olivier Thormann është përjashtuar nga organi akuzës në mënyrë të papritur. Zyrtari u shkarkua në momentin kur po kryente proces hetimi ndaj një rasti korrupsioni në nivelet e larta të qeverisë së futbollit botëror FIFA.
Prokuroria zvicerane arsyetoi se vendimi erdhi si pasojë e një ankese zyrtare në zyrën e saj në adresë të Thormannit. I vetmi detaj i bërë i ditur është fakti se shkarkimi kishte të bënte me rastin e hetimit.
Në qendër të hetimit ishte një rast i pastrimit të parave. FIFA ka pësuar vitet e fundit goditje të rënda në nivelin e lartë drejtues, pasi ish-presidenti Sepp Blatter dhe ish-sekretari u përgjithshëm Jerome Vacke dhanë akuzohen për abuzime financiare. Ata dhanë dorëheqjen pas publikmit të skandaleve.