Sulmuesi polak i Genoas Krzysztof Piatek është kthyer në njërin prej futbollistëve më të kërkuar të momentin në merkaton europiane. 23-vjeçari ka regjistrutar statistika të pabesueshme (14 gola në 10 ndeshje) në këtë sezon duke u renditur si sulmuesi më i mirë i momentit në Europë. Në momentet e para të shpërthimit të tij, shumë klube prestigjioze europiane u fiksuan pas polakut të ri.
Por sipas lajmeve të fundit që vijnë nga Italia, “Gazzetta dello Sport”, Piatek me shumë mundësi mund të huazohet në merkaton e janarit te një prej klubeve të mëdha në kontinentin e vjetër. Klubi i Genoas synon të përfitojë sa më shumë të ardhura nga huazimi dhe shitja e mundshme në fund të vitit nga Piatek.
Borussia Dortmund, Bayern Munich, Juventus dhe Barcelona kanë shpallur kandidaturën për të marrë shërbimet e polakut.
Madje te Genoa e kanë gati futbollistin që do t’i shërbejë ekipit në rast largimit të Piatek. Ivan Juricin po aktivizohet prej disa ndeshjesh si titullar para Piatek, ç’ka shton dyshimet se e ardhmja e 23-vjeçarit mund të bëhet e ndritur.