Rezultatet zhgënjyese të Shpresave ndaj Turqisë (1-2) dhe Andorrës (2-2) e kanë shtyrë teknikun e Shqipërisë U21 Alban Bushi të fluturojë në Zvicër për të ndjekur takimin midis Schaffhausen dhe Winterthurit, takim i ligës së dytë zvicerane. “Shqipëria.Ch” raporton se tekniku kuqezi ka shkuar me mision për të ndjekur qendërmbrojtësin e Winterthurit Valon Hamdiun. Takimi përfundoi me rezultatin 1-3 në favor të Winterthurit.
Por, Hamdiu nuk është aktivizuar në këtë takim, duke ndjekur takimin nga stoli për 90 minuta. Ndoshta Bushi ka diskutuar me lojtarin para takimit për ta bindur për të ardhmen e tij që të zgjedhë kombëtaren e Shqipërisë.
Rasti i Durmishajt që zgjodhi Greqinë para Shqipërisë duket se e ka vënë në punë FSHF-në për të thithur sa më shumë lojtarë të talentuar shqiptarë në radhët e Kombëtares.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.