Njësoj si homologu i tij Julen Lopetegui, edhe tekniku i Bayern Munich Niko Kovac rrezikon seriozisht të humbasë vendin e punës. Humbja turpëruese në shtëpi 0-3 e ka kthyer trajnerin kroat në “armikun nr.1” të tifozëve bavarezë. Kovac nuk po arrin të rigjenerojë skuadrën duke u bazuar te “senatorët” Ribbery dhe Robben, të cilët janë pas kulmit të shkëlqimit të viteteve të kaluara.
Por sipas mediave europiane, në stolin e klubit më të suksesshëm të Gjermanisë janë rreshtuar emra prestigjiozë të trajnerëve për të pasuar Niko Kovacin. Zinedine Zidane, Arsene Wenger dhe Laurent Blanc janë pretendetët kryesorë për të drejtuar gjermanët.
Drejtuesit e klubit duan të arrijnë stabilitet pasi që nga largimi i Pep Guardiolës në 2016, gjermanët nuk kanë patur qëndrueshmëri në stol. Carlo Ancelotti nuk i përmbushi pritshmëritë e bavarezëve, ndërsa Jupp Heynckes u thirr për të qëndruar përkohësisht pasi u rikthye nga pensioni.