Nuk kanë fund problemet për Tiranën dhe më konkretisht me Michael N’Goo.
Sulmuesi i cili u ndëshkua nga Disiplina me 5 javë, e shlyu gjysmën e dënimit (2 javë) me para, për të qënë i gatshëm për takimin e javës së 30-të të Superiores, pikërisht për në humbjen 2-0 ndaj Kukësit. Gjithsesi, gjiganti anglez nuk arriti të bëj diferencën, madje në një moment humbi qetësinë, duke u ndëshkua me karton të verdhë.
Veprim që do i kushtojë shtrenjë 26 vjeçarit, i cili do të mungojë në takimin delikat ndaj Luftëtarit në fundjavën e ardhshme. Megjithatë, ai do të jetë i gatshëm për takimin e kësaj mesjave, pikërisht ndaj gjirokastritëve në Kupën e Shqipërisë.