Prishtina ende nuk e ka zyrtarizuar asnjë futbollist në afatin e janarit, edhe pse mbrojtësi i Gjilanit, Ilir Blakqori është duke u stërvitur me bardhekaltrit, por ende Gjilani nuk ia ka dhënë fletë-lëshimin. Nëse Prishtina e mbyll afatin kalimtar pa bërë asnjë transferim, atëherë kjo do të ishte hera e parë që kryeqytetasit do ta mbyllnin një afat kalimtar pa bërë asnjë blerje, shkruan Infokusi.com.
Dihet se në çdo afat kalimtar në vitet e kaluara, Prishtina pothuajse ka qenë kampione në këtë aspekt.