E pabesueshme ajo që ndodh në Serie A dhe kampionatin italian. Në orën 12:30 ishte programuar të luhej sfida e parë për ditën e sotme mes Parmës dhe Spal. Kur lojtarët po bëheshin gati të zbrisnin në fushë një vendim I Ministrit të Sporteve Spadafora drejtuar Federatës italiane bëri që skuadrat të ktheheshin në dhomat e zhveshjes.
Qeveria po vlerëson që të ndale kampionati fare dhe për 30 minuta do të bëhet vlerësim final. E pabesuashme ajo që ndodh pasi disa ditë më parë u morë vendim që ndeshjet në Serie A të luhen për një muaj pa tifozë. Nëse anullohet kjo ndeshje atëherë edhe sfidat e tjera përfshirë Juventus-Inter nuk do të luhen.