Në futbollin kinez ka ndodhur një rast i paprecedentë. Sulmuesi brazilian Diego Tardelli është pezulluar për një ndeshje nga Federata Kineze të Futbollit pasi gjatë ekzekutimit të himnit para ndeshjes Shandong Ludeng-Shangaiu kruajti fytyrën. Kjo është konsideruar fyerje nga autoritetet kineze të futbollit. Kaq ka mjaftuar që ai të penalizohet.
“Mënyra e mimikës së Tardellit nuk ishte e duhura në momentin kur po ekzekutohej himni. Kjo shkakton një impakt social negativ”, pretendon FKF në deklaratën zyrtare të saj.