Klubi i Arsenal është duke menduar për një rikthim të bujshëm të Arsene Wenger. Sipas mediave angleze, “Topçinjtë” po mendojnë t’i japin një post të rëndësishëm ish-trajnerit që bëri histori me londinezët, duke mbajtur për 22 vite radhazi postin kyç të pankinës. Me synimin për të “qetësuar” situatën me tifozët, Ëenger do t’i besohet roli i “ndërmjetësit” mes fansave dhe lojtarëve.
Francezi është kërkuar shpesh herë nga trajneri i ri Arteta, që mes elozheve dhe emocioneve, duket se i ka bërë një kërkesë klubit për ta pasur 70 vjeçarin në staf. “Mirror” shkruan se tanimë palët janë në diskutime, ndërsa Arsenal ka bërë ofertën e parë në drejtim të Wenger. Kthimi i tij do të pritej mjaft mirë nga tifozët, që kanë përjetuar emocione me të në “Emirates”.