Sulmuesi dhe ylli i Interit Mauro Icardi nuk mund të luajë as nesër ndaj Lacios. Trajneri i zikaltërve Luciano Spalletti bëri me dije në konferencën e sotme për shtyp se argjentinasi nuk është në gjendje të luajë për shkak të një dëmtimi në gju.
“Duke patur parasysh se çfarë ka kaluar gjatë kësaj kohe, duke përfshirë dhe ditën e djeshme, theksoj se për këtë ndeshje (me Lacion), Icardi nuk është në gjendje të ndihmojë ekipin. Ai nuk është grumbulluar për nesër”, u shpreh 60 -vjeçari.
Lideri i Interit u shkarkua si kapiten i ekipit dhe u përjashtua nga zikaltërit që në datën 13 shkurt për shkak të mosmarrëveshjeve me drejtuesit për rinovimin e kontratës.