Në kampionatin kroat të futbollit është regjistruar një rekord i pazakontë për sa i përket numrit të tifozëve të pranishëm në sfidën e djeshme Rudes-Inter Zapresic (2-0). Ndeshja për të siguruar mbijetesën ne Superligën kroate u ndoq nga vetëm 91 tifozë në stadiumin e Rudesit “Kranjčevićeva”.
Arsyeja e braktisjes së kësaj ndeshjeje nga tifozët e Rudesit lidhet me faktin se ekipi thuajse është i eliminuar nga Superliga kroate pasi ka zënë vendin e fundit me 7 pikë, 10 më pak se vendi i parafundit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.