Prezenca e Thibaut Courtois mund ta shtyjë portierin e dytë të Real Madridit Keylor Navas të largohet nga Spanja. “Radio Onda Madrid” raporton se futbollisti amerikaqendror mund të pasojë Iker Casillasin te Porto, i cili u detyrua të tërhiqet nga futbolli pas një ataku kardiak.
Tekniku i ri i Realit Zinedine Zidane ende nuk e ka vendosur se kë do të vendosë si portier të parë të Realit. Nëse situata nuk ndryshon, Navas mund të kërkojë destinacion të ri. Për shërbimet e tij interesohen dhe dy gjigantë të tjerë të futbollit si: Manchester United dhe PSG.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.