Real Madrid arriti të barazojë në limite kundër Sevillas, me rezultatin 3-3. Karim Benzema ishte lojtari që shënoi në minutën e 93-të të ndeshjes duke futur në histori “Los Blancos”.
Skuadra e drejtuar nga Zidan shënon ndeshjen e 40-të pa humbje, duke thyer në këtë mënyrë rekordin e Barcelonës me 39 takime pa humbje.
Pas sfidës ka reaguar edhe Gareth Bale, i cili e ndoqi nga stoli pasi është i dëmtuar. Ylli uellsian shkruante në Tëitter: “Çfarë ndeshje sonte. Tashmë në raundin tjetër të Copa del Rey”.