Ermir Spahiu ishte një nga emrat që ranë në sy në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet e Partizanit në Conference League. Mesfushori shtatshkurtër nuk është një emër shumë i njohur për sportdashësit. Por, për tifozët e kuq situata është ndryshe. Ai ka dalë nga Akademia e kuqe dhe me siguri e njohin.
Për herë të parë, Spahiun e mori në skuadrën e parë Ilir Daja. Edhe pse trajneri kryeqytetas nuk i dha minuta, ai e stërviti bashkë me grupin për sa kohë ishte pjesë e Partizanit. Tashmë mesfushori 21-vjeçari ka dhënë sinjale pozitive me stafin teknik.
Këta të fundit janë bindur për ta pasur të gatshëm për ndeshjen kundër Saburtalos. Ai u përfshi edhe në ndeshjet miqësore të të kuqve në Slloveni. Siç shihet, klubi i Partizanit ka nisur të orientohet nga prodhimi i Akademisë, pikërisht vendi që shihet si minierë ari për çdo klub futbolli.