Sebino Plaku rikthehet te Skënderbeu. Sulmuesi dhe klubi korçar, pak ditë më parë zyrtarizuan divorcin, por ditën e djeshme, palët janë ribashkuar.
Plaku tani do të jetë në urdhrat e trajnerit Ilir Daja në përgatitjet që skuadra bardhekuqe po zhvillon në Sllovei.
‘Alarmi’ për mungesat në repartin ofensiv, duket se kanë bërë që drejtuesit e Skënderbeut të reflektojnë dhe të rikthejnë në skuadër, Sebino Plakun, një sulmues me eksperiencë, i cili do t’i nevojitet trajnerit Daja për ndeshjet e Europës dhe sezonit të ardhshëm.