Krzysztof Piatek do të largohet nga Milani gjatë kësaj merkato. Kur duhen edhe dy ditë nga mbyllja e merkatos së janarit, bomberi polak pritet të nis një aventurë të re, por këtë herë në Bundesligën gjermane. Me ardhjen e Ibrahimovic në ekip, Piatek ka humbur vendin e titullarit dhe kërkon më shumë minuta.
Diçka e tillë duke pamundur për Piolin dhe Milanin dhe për këtë arsye polaku do të largohet. E ardhmja e tij pritet të jetë te Hertha Berlin dhe klubi gjerman ka mbërritur ditën e sotme në Milano me ofertën e re. Hertha ka rritur çmimin e saj dhe ka shkuar në 27 milionë euro plus bonuse e siç duket kjo shifër kënaq drejtuesit e Milanit që janë gati të heqin dorë. Në dy ditët e mbetura pritet që të vendoser përfundimisht për të ardhmen e Piatek, por sipas mediave italiane është gjithçka e kreyr për kalimin e tij te Hertha Berlin.