Albian Ajeti do të largohet nga skuadra e Ëest Ham. Sulmuesi u transerua sezonin e kaluar nga Bazeli në kampionatin anglez, por gjatë këtij sezoni luajti vetëm 9 ndeshje duke mos shënuar asnjë gol. “Sky sport” raporton se vëllai i mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Arlind Ajetit do të kalojë në formë huazimi te Celtic në kampionatin skocez.
Marrëveshja mes dy skuadrave është arritur dhe Albian Ajeti do kryejë vizitat mjekësore ditën e mërkurë. Gjtihashtu zbulohet se Celtic ka të drejtën e blerjes së lojtarit shqiptar për një shifër rreth 5 milionë euro në fund të sezonit edhe pse kjo do të varet nga performance e tij në fushë.