Gjithçka e kryer, Milani bën goditjen e madhe në sulm duke afruar Olivier Giroud. Kuqezinjtë kanë arritur akordin me Chelsea për një shifër rreth 2 milionë.
Ditën e mërkurë, Giroud do të jetë në Milano për vizitat mjekësore e më pas do të vijë edhe firma dhe prezantimi.
Kampioni i botës me Francën do të nisë një aventurë të re në Serie A dhe shihet si një goditje e madhe në sulm së bashku Ibrahimovic. Kjo është aventura e parë për Giroud në kampionatin italian dhe do të jetë një vlerë e shtuar për kuqezinjtë.