Paul Pogba do të jetë goditja e radhës për Real Madrid. Tashmë marrëveshja është mbyllur dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Mesfushori francez do të jetë përforcimi i radhës për “Los Blancos” dhe pas Hazard e Jovic është radha e Pogbas. Të gjitha mediat në Spanjë e bëjnë fakt të kryer se marrëveshja është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi.
Real Madrid do të paguaj një shifër rreth 150 milionë euro për shërbimet e tij. Pogba kërkohej dhe nga Juventusi, por duket se ka vendosur të transferohet në Madrid. Një dëshirë e tij që edhe para disa muajsh deklaroi se e kishte ëndërr të stërvitej nga Zidan në Madrid. Tashmë kjo ëndërr duket se po bëhet realitet.