Olivier Giroud ishte protagonisti kryesore në kualifikimin që Milan siguroi ndaj napolit. Në “Maradona” sulmuesi francez shënoi edhe golin që i siguroi biletën për në gjysmëfinalen e Champions League, pasi kaluan napolitanët me rezultat të përgjithshëm 2-1.
Menjëherë ka ardhur edhe shpërblimi për farncezin. Klubi dhe lojtari kanë arritur akordi mes tyre për rinovimin e kontratës. 36-vjeçarit i përfundon kontrata aktuale në qershor, por fracnezi do të zgjasë qëndrimin e tij te kuqezinjtë.
Francezi do të firmosë për një tjetër vit, me opsionin e zgjatjes së bashkëpunimit deri në verën e vitit 2025. Giroud do të përfitojë 3.5 milionë euro në sezon nga kontrata e re. Kujtojmë se në këtë sezon 36-vjeçari ka arritur të shënojë 13 gola, teksa sot pritet të firmosë kontratën e re.