Chelsea nuk ka kaluar një sezon siç pritej në fillim të kampionatit. Vetëm pas 8 javë në krye të pankinës Tuchel i la vedin Potter. Ky i fundit nuk pati një eksperiencë shumë të gjatë me Blutë e Londrës ku vendin e tij e zuri përkohësisht Frank Lamparad.
Prej kohësh në angli flitej për një marrëveshje paraprake me teknikun argjentinas, por nuk kishim asgjë zyrtare. Ditën e sotme ka qenë gazetari i Mnjohur Fabrizio Romano që nëpërmjet një postimi në Twitter ka treguar se tashmë marrëveshja është arritur dhe zyrtarizimi pritet të vijë javën e ardhshme.
“Mauricio Pochettino më në fund ka nënshkruar kontratën si trajner i ri i Chelseat, pas marrëveshjes verbale të arritur dy javë më parë. Deklarata zyrtare është gati, do të fillojë punën si trajner i Chelseat javën e ardhshme. Kontrata do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2026”, ka shkruar Fabrizio Romano.
Mauricio Pochettino has finally signed the contract as new Chelsea head coach after verbal agreement reached 2 weeks ago. ✍ #CFC
Official statement ready, he’s starting his job as Chelsea manager next week.
Contract will be valid until June 2026.
Here we go confirmed. pic.twitter.com/7BaBpimsFm
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 28, 2023