Ëilliam Corediro tashmë mund të quhet lojtar i Partizanit dhe ndërkohë pritet vetëm zyrtarizimi. Diçka e tillë është konfirmuar nga vetë lojtari, i cili në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram, ka shtuar klubin e Partizanit, si skuadrën që është pjesë.
Mesa duket, kjo do të jetë goditja e parë e kampionëve të Shqipërisë në merkato. Padyshim që është edhe një “përgjigje” ndaj rivalëve të Tiranës, të cilët së fundmi kanë zyrtarizuar Torasan dhe Calenë.