Bylis ka bërë goditjen e parë për merkaton e janarit. Drejtuesit e klubit kanë arritur akordin me sulmuesin Renato Spahiu që në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Turbinës në Kategorinë e Parë.
22-vjeçari e ka nisur karrierën e tij në Greqi dhe ka luajtur në Superligë me Laçin, por edhe me Dinamon sezonin e kaluar në Kategorinë e Parë. Trajneri Dovedan ka deklaruar shumë herë në intervista që kërkon sulmues goli dhe drejtuesit I kanë plotësuar dëshirën e parë trajnerit. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë lojtari në rrjetet sociale.