Spezia ka gjetur më në fund trajnerin e ri. Pas largimit të Vincenzo Italiano që firmosi me Fiorentinën, drejtuesit e klubit kanë gjetur pasuesin e tij. Bëhet fjalë për Thiago Mota, ish mesfushori që fitoi tripletën me Interin disa vite më parë do të ulet në stolin e Spezia për sezonin e ri.
Ditën e sotme është gjetur akordi mes klubit italian dhe 38-vjeçarit që e ka eksperiencën e tij të dytë në Serie A pasi dy vite më parë drejtoi Genao. Te Spezia aktivizohet mbrojtësi i Kombëtares, Ardjan Ismajli që tashmë do të ketë trajner një emër të njohur si Thiago Mota. Në orët në vijim pritet të bëhet edhe zyrtarizimi.
#ThiagoMotta nuovo allenatore @acspezia @SkySport #calciomercato
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) July 4, 2021