Juventusi ka arritur akordin me lojtarët për të ulur pagat në këtë situatë të vështirë për shkak të pandemisë së coronavirusit. Futbolli i luajtur në Itali ashtu si në të gjithë Europën është ndalur deri në një moment të dytë.
Të gjitha skuadrat po kalojnë një krizë të madhe ekonomike e për këtë arsye ulja e pagave të lojtarët për këto muaj që nuk luhet është mundësia e vetme. Juventusi pasi bisedoi me të gjithë skuadrën ka rëndë dakord që të ulen pagat për 4 muajt, mars, prill, maj dhe qershor e kjo gjë është aprovuar edhe nga vetë futbollistët. Njoftimi zyrtar është bërë nga Juventusi duke publikuar vendimin e marrë.