Presidenti i klubit të Novarës në Itali rezulton i prekur me Coronavirus. Ka qenë vetë klubi i Serisë C në Itali, ai që ka lëshuar një komunikim për mediat, duke konfirmuar se Maurizio Rullo është i shtruar në spital si shkak i virusit që ka tronditur Italinë.
Rullo ishte diagnostifikuar me coronavirus pas kthimit nga Gjermania, aty ku ishte për një vizitë pune. Presidenti deklaroi se nuk kishte kontakte me skuadrën, andaj nuk u pa e nevojshme që i gjithë ekipi të shkonte në karantinë. Novara është klubi i dytë që preket nga Coronavirusi në serinë C, pas dy lojtarëve të Pianeses.