Skuadra e Juventusit duket se ka nisur revolucionin dhe shumë emra janë larguar dhe priten të largohen nga “Zonja e Vjetër”. Emri i radhës që pritet të largohet nga Juventus, është Federico Bernadeschi.
28-vjeçari luan prej 5 vitesh me fanellën e Juventusit, por drejtuesit e bardhezinjve nuk kanë preferuar t’i rinovojnë kontratën, e cila skadon në përfundim të këtij sezoni. Bernadeschi do të largohet si agjent i lirë dhe kjo gjë është konfirmuar nga Sky Sport dhe gazetari Di Marzio.
Bernadeschi ka luajtur 182 ndeshje me fanellën e Juventusit, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 24 asiste. Italiani 28-vjeçar ka fituar dhe shumë trofe në Torino: Tri Scudetto, 2 Kupa të Italisë, 2 Superkupa, si dhe ishte pjesë e Italisë që fitoi “Euro2020”. Mbetet për t’u parë se ku do të transferohet Bernadeschi.