Real Madrid ka konfirmuar se Eden Hazard ka pësuar sërish një dëmtim muskular, me belgun që do qëndrojë jashtë edhe për të pakën 4 javë, duke rrezikuar ndeshjen e muajit tjetër me Barcelonën.
Qysh prej afrimit të tij nga Chelsea në sezonin e shkuar, Hazard është shoqëruar nga shumë dëmtime duke mos treguar në fushë asgjë nga cilësitë që zotëron, duke pasur shumë kritika në drejtim të tij.