Erjon Beqiri dhe Alatin Amatlli do të jenë dy drejtuesit e rinj të stafit teknik të Maliqit. Është klubi korçar që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar tregon vendimin e presidentit Topçiu.
Më shumë se një muaj nga starti i Kategorisë së Dytë, Maliqi ka bërë ndryshime në pankinë. Në lajmërimin për mediet thuhej: “E konfirmon edhe presidenti Topçiu, Erjon Beqiri dhe Alatin Amatlli do të jenë 2 drejtuesit e rinj të stafit teknik të Maliqit!”
Maliqi militon në Kategorinë e Dytë në kampionatin shqiptar. Pritet të shihet se si do të jetë sezoni i ri i korçarëve, teksa fillimisht e kanë nisur me ndryshimet në pankinë.