Tirana do duhet të bëjë pa Agustin Torassën në tre ndeshjet e fundit të sezonit. Argjentinasi u dëmtua në derbin me Partizanin dhe e ka të pamundur të rikthehet në fushë pas një krisje në brinjë. Dje në konferencën për shtyp trajneri bardheblu, Orges Shehi tregoi se pas derbit skuadra duhet të paguajë një faturë të shtrenjtë me dëmtimin e fantazistit.
Bardheblutë luajnë sot me Laçin në 17:00, teksa Torassa e ka të pamundur të jetë në fushë. Duket se ngjeshja e kalendarit ka sjellë edhe mbylljen e sezonit për të, pasi nuk pritet një rikuperim në kohë rekord. Në fazën finale të sezonit, bardheblutë humbasin një lojtar kyç në fazën offensive.