Premier League tani futet në një nga fazat e “nxehta” të sezonit. Ekipet duan që të kenë një grup sa më të plotë lojtarësh për të përballuar ndeshjet dhe për këtë kërkojnë që të mos kenë pezullime ose dëmtime. Duket se Manchester United po kompletohet nga ky drejtim.
Jose Mourinho ka konfirmuar se Pogba, Ibrahimovic dhe Rojo janë të grumbulluar për ndeshjen kundër Newcastel në fundjavë. 3 kthime shumë të rëndësishme për ekipin e”djajve të kuq” që tani duan të rikthehen në vazhdën e rezultateve pozitive pas luhatjeve të javëve të fundit.