Agjenti i yllit të Paris Saint Germain, Kylian Mbappe, Yvan Le Mee, në një intervistë për gazetën spanjolle Marca, ka konfirmuar se lojtari dëshiron të transferohet te skuadra spanjolle Real Madrid.
“Mbappé dëshiron të luajë për Real Madrid. Në një kontekst normal, ju do të mendoni se ai do të nënshkruante këtë verë, por tani, për shkak të situatës së Coronavirusit, askush nuk do të mund të paguajë 300 milion €. Kylian dëshiron të jetë me idhullin e tij Zidane dhe ai do të bëhet ndër 9 lojtarët më të mirët në botë. “
Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka folur prej kohësh për sulmuesin francez 21-vjeçar, i cili fitoi Kupën e Botës me Francën në vitin 2018. Lojtari është i kontraktuar me PSG deri në vitin 2022 dhe parizianët kanë kërkuar që t’i ofrojnë atij një kontratë të re me qëllim që ta lidhin atë në klub dhe të ulin shanset që ai të largohet.
Mbappe ka bërë 33 paraqitje në të gjitha garat e deritanishme këtë sezon, për gjithsej 2479 minuta. Në atë kohë, ai ka shënuar 30 gola dhe ka siguruar 17 asistime, duke mbetur një nga lojtarët më të mrekullueshëm të rinj në botë. Paris Saint Germain gjithashtu rrezikon të humbasë yllin tjetër të tyre kryesor, sulmuesin brazilian Neymar, me Barcelona të prirur për ta rikthyer 28-vjeçarin në Kataloni.