Gardiani i Lazios dhe Kombëtares, Thoma Strakosha është objektivi i disa skuadrave në Premier League. Veç Newcastle që javë më parë ka shprehur interes për të, në gjurmët e shqiptarit së fundmi është edhe Watford.
Skuadra që është në pronësinë e familjes Pozzo dhe drejtohet nga Claudio Ranieri, po studion mundësinë e këtij transferimi. Kontrata e Strakoshës me Lazion skadon verën që vjen, teksa mes palëve nuk ka negociata për një rinovim.
Mungesa e vendit të titullarit në fillimin e sezonit bëri që disa ekipe të jenë pas gardianit, teksa së fundmi Sarri I ka besuar portën edhe në Serie A. Te Watford trajner është Ranieri, që disa sezone më parë bëri mrekullinë duke fituar titullin me Leicester në Premier League.