Leroy Sane do të mbetet në Angli. Megjithëse ka shumë thashetheme për të ardhmen e tij, “Daily Telegraph” raporton se po i bëhet presion që të qëndroje te Manchester City.
Marrëdhënia e tij me Pep Guardiolën është mjaft e ngushtë dhe s’do jetë çudi që lojtari të rinovojë me “Qytetarët”. Bayern Munchen ka këmbëngulur për shërbimet e tij, por së fundmi bëhet me dije që Sane është shumë pranë firmës me City-in.