Elseid Hysaj është në listën e dëshirave të Barcelonës apo Real Madrid. Të dyja klubet janë në ndjekje të mbrojtësit të Napolit dhe në merkaton e verës mund ta tentojnë për ta afruar në skuadër. Sot Hysaj mbush 23-vjecc dhe në faqen zyrtare të Napolit në facebook ka ardhur një urim për ditën e tij speciale. “Shumë urime Elseid Hysa. Forca Napoli”, ka qenë ky urimi nga klubi për xhevairin kuqezi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.