Jadon Sancho është një nga lojtarët më të mirë të Dortmund. Përfomancat e tij, e kanë ndihmuar shumë ekipin për të arritur rezultate të rëndësishme. Në 7 ndeshjet e fundit, në të gjitha kompeticionet, ai ka shënuar në çdo ndeshje. Vlen të theksohet se ai ka ”tundur” rrjetën kundër skuadrave të forta, e jo vetëm kundër ekipeve inferiore.
Prezenca e tij në fushë është një siguri për repartin e avancuar, i cili statistikisht ”prodhon” shumë. Kujtojmë që Sancho kërkohet nga shumë klube të mëdha, të cilat kanë shfaqur interesim.