Teuta ka hedhur një hap të madh sonte në mbrëmje, pasi siguroi pjesëmarrjen në finalen e Ligës Ballkanike të basketbollit duke mposhtur kundërshtarët bullgarë, BC Beroe.
Edhe pse rivalët ballkanikë, kuotoheshin si ekipi më i fortë dhe pretendi kryesor për t’u shpallur kampionë të rajonit, durrsakë treguan se ata e meritojnë të ndajnë ccështjen e kampionit. Takimi i luajtur në “Feti Borova” përfundoi me shifrat 68-80 duke iu afruar ëndrrës së shpalljes kampionë.
“Djemtë e detit” kanë mësuar dhe kundërshtarin e fundit për të arritur të sigurtë te titulli. Maqedonasit e Blokotehnas fituan me 5 pikë diferencë ndaj bullgarëve të Academic Bultex 79-74.
Finalja e madhe do të luhet ditën e nesërme në orën 19:00 po në “Feti Borova”. Basketbolli shqiptar mezi pret të kuroëzohet nesër me një trofe të rëndësishëm dhe të gjithë lutemi për suksesin e Teutës.