Fernikeli është kampioni i Superligës së Kosovës. Gjithçka është vendosur në ndeshjen e fundit përballë Prishtinës. Vendasit edhe me një barazim shpalleshin kampion, pasi ishin në vendin e parë me 2 pikë më shumë, e ndërsa një humbje, fitonte skuadra e Mirel Josës.
Gjatë sezonit gara ka qenë shumë interesante, e ndërsa është dashur vetëm 90 minutëshi i fundit për t’u shpallur zyrtarisht kampion. Më parë e kanë fituar titullin në vitin 2015 dhe 2016-të, dy herë radhazi.
Ndeshjet që u luajtën në Superligën e Ksovës, java e 33-të.
Ferizaj – Gjilani 2 – 1
Flamurtari – Llapi 3 – 2
Liria – Drenica 1 – 3
Trepça 89 – Kek-U 4 – 0
Feronikeli – Prishtina 1 – 0