Komiteti Ekzekuti i UEFA-s ka vendosur për kompeticionin e Champions League. Sot janë përcaktuar datat se kur do të rinisë ky event sportiv dhe kur do të përfundojë.
Pas një mbledhje mes anëtërave KE-së së institucionit të futbollit europian, është arritur dakortësia që Champions League të rifillojë me 8 gusht dhe të përfundojë në 23 gusht. Takimet e 1/8-ve do të luhen si më parë, ndërsa ndeshjet gjysmëfinale do të jenë me 1 takim dhe do të luhen në Lisbonë të Portugalisë.
Sa i përket Europa league është vendosur i njëjti format me Champions League. Ndeshjet do të zhvillohen në Gjermani, ndërsa SuperKupa e Europës do të luhet në Budapest të Hungarisë.