Interi ka luajtur mbrëmjen e sotme ndeshjen e javës së 33-të të kampionatit italian ndaj Cagliarit. Edhe pse u mendua se zikaltrit do gjendeshin në vështirësi, fusha e blertë nuk ka treguar kështu.
Vendasit kanë “shpartalluar” miqtë me rezultatin e thellë 4-0. Cancelo, Icardi, Brozoviç dhe në fund Perisiç kanë “thyer” miqtë në shtëpi. Me fitoren e sotme, Inter renditet në vendin e tretë, me një ndeshje të luajtur më shumë se Lazio dhe Roma.