Klubi i Interit është i prirur të kthehet në majat e futbollit italian dhe europian dhe për ta bërë këtë zikaltërit po përpiqen të bëjnë blerje të zgjuara në merkato. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte ende nuk ka bërë një përforcim në këtë merkato ndërsa tekniku italian ka hapur listën e dëshirave.
Megjithatë zikaltërit janë në lëvizje për goditje big këtë merkato. Synimi është mesfushori i Tottenham, Christian Eriksen. Sipas mediave italiane tashmë të dy palët kanë një marrëveshje së bashku, 7.5 milion euro plus bonuse deri në vitin 2024. Detyra e re e drejtuesve të Inter është marrëveshja me klubin e Tottenham të cilët kërkojnë 20 milion, ndërsa zikaltërit ofrojnë vetëm 10. Por sipas mediave gjithçka mund të shkoj drejt zgjidhjes së problemit pasi orët e fundit është duke qarkulluar lajmi se Vecino do të përfshihet në transferimin e Eriksen. I pakënaqur me minutat e marra deri më tani, Vecino do ta pranonte një kalim në Premier League.