Kukësi ka arritur të mbyllë me sukses fazën përgatitore që zhvillonte prej ditësh në Turqi. Miqësorja e zhvilluar sot në orën 17:00 kundër Pendikspor ka përfunduar me shifrat 0-1 për kuksianët. Ndeshja e vetme e fituar nga ekipi i teknikut Skënder Gega gjatë kësaj faze përgatitore.
Pendikspor aktualisht bën pjesë në ligën e parë turke. Kukësi ka arritur të bind me lojën e saj, ku në minutën e 55 Jakup Berisha do të shënonte golin e vetëm të këtij takimi. Kukësi me këtë ndeshjë të zhvilluar u ka dhënë fund përgatitjeve në Turqi.