Real Madrid dhe Gareth Bale nuk do e vazhdojnë bashkëpunimin, pasi të përfundojë sezoni. Sulmuesit uellsian i përfundon kontrata dhe agjenti i tij ka konfirmuar largimin. Bale u transferua me shumë bujë nga Tottenham në verën e vitit 2013 për shifrën e 100 milion eurove, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë i kohës.
Ky sezon ka qenë i dështuar, megjithatë 32- vjeçari arriti të shënojë më shumë se 100 gola gjatë 9 viteve të qëndrimit në Madrid. Me shumë mundësi do kemi rikthim në Angli për të. “Gareth Bale do largohet nga Real Madrid. Ka mundësi të rikthehet në futbollin anglez, por e ardhmja e tij tani varet nga Uellsi dhe ndeshjet e tyre në ‘play off’ për Kupën e Botës”, u shpreh agjenti i Bale.