Vizita e presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe kreut të komunitet serb të Bosnjes Milorad Dodik nesër në Tiranë ka angazhuar grupin e tifozëvë të kombëtares së Shqipërië “Tifozët Kuq e Zi” që të marrin pjesë në protestë ndaj krerëve të lartë serbë. Konflikti për ndryshimin e kufijve të Kosovës dhe mosnjohja si shtet i pavarur nga Serbia ka nxitur “TKZ”-në t’i bashkohet thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosja për të kundërshtuar ardhjen e Vuçiç në kuadër të Samitit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
“Tifozat Kuq e Zi, nesër më datë 8 maj ora 18:00 do të jenë pjesë e protestës kundër vizitës së: Aleksandër Vuçiç dhe Milorad Dodik. Ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohemi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” tek monumenti i vëllezërve Frashëri”, shkruhet në faqen zyrtare të Tifozave Kuq e Zi.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.