SHBA-ja po planifikon miratimin e një projektligji që dënon me burg të gjithë sportistët amerikanë që rezultojnë pozitiv në testet antidoping.
Kongresi dhe Senati amerikan kanë në dorë projektligjin ku citohet se në legjislacion do të vendoset që çdo sportist që përdor substanca të ndaluara nga Agjensia Botërore e AntiDopingut (WADA) do të dënohet me 10 vite burg dhe gjobë prej 880 mijë €.
Në këtë mënyrë SHBA-ja bëhet vendi i parë në botë që ndjek penalisht sportistë për përdorim dopingu, pasi deri më sot dënimi më ekstrem për ta është përjashtimi nga aktiviteti sportiv dhe heqja e licensës së garimit.