Trajneri i skuadrës së Ferizajt (Kosovë) Afrim Tovërlani paralajmëroi klubin e tij se nëse nuk zgjidhet deri në fundjavë çështja e pagave të futbollistëve, ai do të largohet nga drejtimi i skuadrës, e cila vuan shumë dhe për rezultate.
” Mbetem me shpresë që deri te premten te mblidhet kryesia dhe t’i shlyejnë borxhet që kanë dhe të organizohemi nga fillimi e jo si gjatë verës. Përndryshe më duhet të largohem”, shkruan “Indeksonline”.
Pas 17 javësh kampionat, Ferizaj pozicionohet në vendin e parafundit (11) me 17 më 15 pikë duke rrezikuar seriozisht jo vetëm rënien në Kategorinë e Parë, por edhe shpërbërjen e skuadrës. Një tjetër skuadër me probleme financiare në Kosovë është edhe Besa e Pejës, ku disa prej lojtarëve kanë ankimuar klubin te Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) për të zgjidhur çështjen e pagave.