Vendimi i Federatës Italiane të Futbollit për të mos dënuar Cagliarin për ofendimet raciste ndaj futbollistit Moise Kean në sfidën e 2 prillit ka revoltuar organizatën e anti-racizmit “Kick it Out”.
Pas konfirmimit të lajmit në mediat e huaja, organizata në fjalë e quajti vendimin e FIGC si “të turpshme, patetike”.
“Poshtëruese! E turpshme! Patetike!
Racizmi nuk do të nxirret kurrë jashtë futbollit, përderisa vendime të tilla merren. Federata Italiane duhet të ulë kokën në shenjë turpi!”, shkruhet në faqen zyrtare “Kick it Out”
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.