Legjenda e Manchester United Rio Ferdinand fajësoi qendërmbrojtësin e Liverpoolit Virgil Van Dijk pas shkatërrimit 3-0 nga Barcelona në “Camp Nou”. Ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” e konsideroi “kriminale” faktin që holandezi i shpallur “Lojtari më i mirë i Premier League” këtë sezon u parakalua nga Luis Suarez, i cili shënoi golin e parë në këtë takim.
“Virgil Van Dijk…ai është fajtor. Ju mund ta shihni Suarezin atje, ai shkon atje ku do. Nuk është shkencë raketash. Ai (Van Dijk) është në të djathtë të tij, e ka në krah, numri 9 është pas tij. Ai rri palëvizur. Është kriminale. Në atë pozicion duhet të ishte sytë dhe veshët e Matip. Ai do të zhgënjehet me këtë!”, u shpreh 40-vjeçari.
Kur u përcaktua gjysmëfinalja midis Barcelonës dhe Liverpool-it, të gjithë mezi pritën se si do ta mbulonte Van Dijk Lionel Messin, por në këtë mbrëmje ai e pati të pamundur të ndalte as Barcelonën as Messin.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.