Mundo Deportivo sjell në vëmendje një emër të ri në merkaton e Barcelonës. Bëhet fjalë për sulmuesin e Salzburg, Karim Adeyemi, i cili është 17 vjeçar. Normalisht, do ishte një ngritje e madhe në karrierë për të riun, i cili ëndërron që një ditë të luajë me një ekip të madh.
Vetë strategjia e klubit është e tillë që synon blerjen e talenteve premtues e më pas vjen një klauzolë e papërballueshme nga klubet për t’u marrë në konsideratë. Nëse Adeyemi do jetë blerja më e re e Barcelonës, na duhet të presim.